Për kompaninë

Biotek dhe Biotek-Kosovë janë distributorë ekskluzivë të pajisjeve laboratorike me cilësi të lartë për Maqedoninë dhe Kosovën. Ne jemi përfaqësues ekskluzivë të një pjese të prodhuesëve më të mirë të pajisjeve laboratorike në botë. Gjatë 10 viteve të fundit, kemi dëshmuar se jemi partner i sigurt në shitjen e pajisjeve laboratorike dhe të materialeve të konsumit me kualitet të lartë, në servisimin dhe asistencën pas shitjes, si dhe në asistencën aplikative e atë teknike.

Me praninë tonë 10-vjeçare në tregun e Maqedonisë, arritëm të renditemi midis liderëve kryesues në sferën tonë. Produktet tona përdoren nga: mjekët, farmacistët, biokimistët, kimistët, biologët, inxhinierët, ekologët, laborantët, infermieret ........ Ne e konfirmojmë çdo ditë besimin e përdoruesve e konsumatorëve tanë nëpërmjet përmirësimit të qasjes profesionale duke iu përshtatur nevojave të tyre.

Oferta e Biotek dhe Biotek Kosovë përbëhet nga: pajisje, reagjensë, materiale konsumi, servisim dhe pjesë këmbimi në të gjitha programet tona.

Vizioni ynë është që të arrijmë të jemi lider rajonal për pajisje laboratorike me kualitet të lartë, reagjensë dhe materiale konsumi laboratorike nëpërmjet shtrirjes dhe zgjerimit në tregun e Kosovës dhe shumë shpejtë edhe në atë të Shqipërisë.

image